Nga Gazeta Si – Jo vetëm i suksesshëm me Shqipërinë por edhe likujdues i kolegëve kundërshtarë. Eshtë pikërisht braziliani në stolin e kuqezinjve që në eleminatoret e para në detyrë i kualifikoi ata në Evropianin e dytë.
Ndërsa sot është gjithnjë e më pranë Botërorit të parë. Gjatë rrugëtimit të tij, tre kolegë janë shkarkuar nga detyra për shkak të humbjeve përballë Shqipërisë dhe Sylvinhos.
I fundit në rend kohor ishte Dragan Stojković që pas 4 viteve në detyrë, u dorëhoq pas humbjes në Leskovc që e largon Serbinë akoma më shumë nga faza Playoff.
Jo vetëm Stojković por tërë stafi teknik u largua nga detyra pas një dështimi të tillë.
Përpara Serbisë ishte Republika Çeke që largoi Jaroslav Šilhavý-n, Nëntorin e vitit 2023.
Vështirësia e kualifikimit të Çekisë dhe sidomos ndeshjet ndaj Shqipërisë e detyruan atë të mos rinovonte kontratën.
Ndërsa i pari që pësoi një fat të tillë ishte portugezi Fernando Santos në stolin e Polonisë.
I emëruar me bujë në Janarin e vitit 2023, stili i lojës dhe humbja me Shqipërinë e shkurtuan kohën e qëndrimit në krye të Polonisë përpara fundit të kontratës (13 Shtator 2023).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



