Nga Gazeta Si – Shtypi serb tërbohet nga Sokol Kushta që flet për kombëtaren më të dobët që ka pasur ndonjëherë Serbia.
Portalet atje e quajnë atë si Xhelati apo Ekzekutori i Partizanit të Beogradit.
Duke e lidhur me atë cka bëri Sokol Kushta në Beograd në sfidën Partizan vs. Flamurtari në edicionin 1987-1988 të kompeticionit që sot njihet si “UEFA Europa League”.
Kuqezinjtë u kualifikuan në rezultat të përgjithshëm 2-3 me golin që Kushta shënoi në 76’ pas avantazhit të vendasve 2-0.

Si për ironi të fatit, golin e dytë të vendasve e shënoi i ndjeri Fadil Vokrri.
Në prag të ndeshjes së sotme, Sokol Kushta mbështet kuqezinjtë për një fitore ndaj vendasve që po kalojnë situatën më të vështirë në historinë e tyre.
Ndërkohë e njëjta gazetë akuzon terroristët e UCK për skandalin e rradhës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjithcka sipas tyre ndodhi në sfidën që Kosova barazoi 0-0 me Slloveninë, ku tifozëria vendase shpalosi një banderolë në kangjellat e stadiumit.
Në të ishte e shkruar – “90 minuta futboll? Ne i mbijetuam luftës”. Dicka që nuk iu ka pëlqyer gazetave serbe kur e kanë parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



