Ka ndodhur

Arrestohet në Muriqan një 56-vjeçar i dënuar në Itali me 16 vite burg

Gazeta Si – Një 56-vjeçar, banues në Fier, u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjatë kontrolleve të shtuara në hyrje të territorit shqiptar dhe pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u arrestua Spartak Joanu.

Sipas policisë, 56-vjeçari rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, me 16 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, sipas legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë