Politike

Zgjedhjet e pjeshme të 9 nëntorit, PD zyrtarizon kandidatët në 6 bashkitë

Gazeta Si – Partia Demokratike ka miratuar kandidatët që do të mbështesë në zgjedhjet e pjeshme të parakohshme lokale që do të mbahen në 6 bashki të vendit.

Nëse në Mat, Cërrik, Berat, Tepelenë dhe Vlorë, zgjedhjet do të zhvillohen në datën 9 nëntor të dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, procesi për Tiranën ende nuk dihet se kur do të mbahet, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e kreut të shtetit pas ankimimit të Erion Veliajt, që kundërshton shkarkimin e tij nga detyra si kryetar bashkie.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, garon si kandidat i pavarur, por Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare kanë shpallur mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij.

Kandidatët e mbështetur nga PD:

Florjan Binaj – Tiranë

Gabriel Guma – Tepelenë

Dionis Sota – Vlorë

Eduart Brahlika – Mat

Amarildo Hoxha – Cërrik

Pavlo Shkarpa – Berat


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë