Kombetarja

Serbi-Shqipëri: Sylvinho – ‘Kush fiton ka mundësi të mira për të avancuar më tej’

Nga Gazeta Si – Pas Hysajt ishte rradha e trainerit Sylvinho që të fliste për mediat shqiptare dhe ato serbe. Ja si u përgjigj ai:

  • Nuk di ta them nëse është kjo ndeshja më e rëndësishmja por mund të them emblematike. Sot është ndeshja më e rëndësishme ashtu si ajo ndaj Letonisë. Nëse nuk do të fitonim me të, atëherë nuk do kishte sens sot. Ashtu si në Tiranë është një ndeshje e rëndësishme dhe e bukur për tu luajtur
  • Kemi punuar si me sulmin dhe mbrojtjen. Kemi punuar si skuadër dhe mund të them se goli është pjesa e fundit e futbollit dhe ne kemi punuar për të shënuar. Të gjithë sulmuesit kanë mbështetjen time pasi punojnë për skuadrën dhe mund të shkojnë në fushë dhe mund të shënojnë. Videoanalizat na kanë ndihmuar për të korigjuar atë që nuk e bëmë mirë në ndeshjen e shkuar. Të gjithë lojtarët janë përgjigjur shumë mirë.
  • Edhe ne e dimë se si luan Serbia, ndërsa ne kemi një stërvitje të rëndësishme nga ku do marrim përgjigje të rëndësishme për formacionin e ndeshjes.
  • Futbolli është i paparashikueshëm. Unë jam një trainer që kam luajtur 15-16 vite futboll me modesti dhe në nivel të lartë. Nuk kam parë asnjë ndeshje që fitohet përpara fillimit. Pas saj po, me lojtarë të fortë të cilët i kemi parë edhe në ndeshjen e parë. Ne jemi rritur shumë pas evropianit në eksperiencë. Gjatë 90 minutave mund të ndodhë gjithçka por unë besoj shumë tek skuadra ime.
  • Ne nuk kemi shumë lojtarë por një grup të caktuar nga I cili zgjedhim. Nëse do të vinim me një fitore nga Tirana, do të ishim më të qetë. Por edhe nëse fitojmë këtu dhe humbasim ndeshjen pasardhëse, sërish nuk ka vlerë.
  • Ne jemi të mësuar me presionin që është diçka e zakonshme për ne. Mund të jetë një motivim ekstar për të gjithë. Vijmë këtu pas Letonisë dhe kush fiton nesër ka një përqindje të mirë për të avancuar. E dimë ne, e di Serbia dhe ajo që duam është të fitojmë.
  • Për të ardhmen time mendoj unë, këtë kam bërë si lojtar por edhe si trainer. Unë jam i lumtur në Shqipëri por e ardhmja ime është si ajo e një futbollisti dhe pyetaj nuk ka sens për këtë momente. Vendasit kanë një skuadër të fortë fizikisht, në duelet një për një dhe sa I përket sulmit ka lojtarë të rëndësishëm. Më kujtohet që në 2018 luajtëm ndaj Serbisë kur punoja me Brazilin. Ishte një skuadër kualitative teknikisht, mund të përmendt 7-8 lojtarë që janë shumë të fortë.
  • Siç thashë për Serbinë edhe ne kemi lojtarë shumë të fortë si Manaj, Broja, Asani, Daku, Hoxha, Bajrami, Asllani dhe të tjerë që jam I kënaqur që i kemi në Kombëtare. Nuk më mbetet shumë kohë për të parë dhe lexuar pasi 7 ditët e fundit kam qënë i përqëndruar me skuadrën time.
  • Kam lojtarë që në klub luajnë në skemë të ndryshme nga kjo që përdorim në Kombëtare. Të gjithë vijnë në momentin e tij më të mirë. Në Qershor është diçka e ndryshme. Ndërsa tani lojtarët vijnë në aktivitet dhe për fat nuk kemi shumë dëmtime. Si zakonisht kam diçka që ua them lojtarëve përpara ndeshjes si mbështetje psikologjike.
  • Gjithçka është e hapur për Caken dhe Gripshin. Nuk është e lehtë të jesh titullar por të gjithë kanë mundësitë e tyre. Përfshi edhe dy të sipërpërmendurit që vijnë me eksperiencën e tyre. Në Kombëtare nuk i dihet asnjëherë por do të shohim nesër.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë