Nga Gazeta Si – Kombëtarja mbërriti në Leskovc dhe si zakonisht doli përpara medias për transfertën ndaj Serbisë. I pari që foli ishte Elseid Hysaj. Këto ishin përgjigjet e tij për median shqiptare dhe atë serbe:
- Emocione të njëjta ashtu si 11 vite më parë. Kam të njëjtin përjetim ashtu si herën e shkuar.
- Nuk më intereson rekordi personal për numrin e ndeshjeve me Kombëtaren. Ajo që dua është fitorja në një ndeshje të rëndësishme që do të na mbante në garë për Kupën e Botës.
- Shpresoj që të gjithë lojtarët ta mendojnë si unë dhe të jemi të bashkuar për të marrë fitoren e shumëpritur.
- Ashtu si ne edhe Serbia do të kërkojë maksimumin dhe ashtu si ndodhi në Tiranë do të jetë një ndeshje e hapur.
- Të gjithë e dinë që Serbia ka sulmues të fortë, kualitativë, por edhe ne kemi sulmuesit tanë, jemi një grup i fortë që luajmë prej shumë kohësh bashkë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



