Gazeta Si – Një 39-vjeçar, Eduard Vushaj, është ekstraduar mbrëmjen e të enjtes nga Greqia në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje dhe grabitje në vitin 2013.
Vushaj, i lindur në Shkodër ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një grabitje të ndodhur në vitin 2013 ku plagosi me thikë dy persona në fshatin Grabom.
Në vitin 2016, gjykata e Shkodrës e dënoi në mungesë me 16 vite burg. Mbrëmjen e djeshme, i dënuari mbërriti në aeroportin e Rinasit nga ku u shoqërua nga policia shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


