Treg

Shqiptarët blenë 74 mijë mjete të reja deri në shtator. 21% erdhën nga Koreja

Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 74 mijë mjete të reja u regjistruan në Shqipëri nga janari në shtator 2025.

Shifrat tregojnë se në raport me një vit më parë, ka një rënie të makinave të reja të regjistruara. Për të njëjtën periudhë të 2024-s raportoheshin më shumë se 76 mijë mjete të regjistruara.

Nga janari në shtator, 15.473 mjete kanë ardhur nga Koreja e Jugut, importuesi kryesor i makinave në Shqipëri. Vendin e dytë e zë Italia me 11.653 makina të importuara në Shqipëri, ndjekur nga Gjermania me 11.559 mjete. DPSHTRR tregon një rritje të shpejtë dhe të mjeteve të ardhura nga Kina, SHBA-ja dhe Zvicra.

Flota e makinave në Shqipëri dominohet nga prodhimet 8-15 vjeçare, që zënë 55% të totalit, por vërehet një rritje e ndjeshme e makinave të reja. 15% e mjeteve të regjistruara janë prodhuar 4 vitet e fundit.

Mercedez Benz ka rimarrë fronin sërish si marka e preferuar e shqiptarëve me rreth 26% të makinave të reja, ndjekur nga BMË që mban vendin e dytë 10% dhe Volksëagen në vend të tretë 6.5%

Të ndara sipas lëndë djegëse, makinat me naftë mbeten më të preferuara, mbi 44 mijë, ndjekur nga ato me benzinë mbi 19 mijë. Numrat tregojnë për një rritje modeste të makinave elektrike, 3.9 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë