Kombetarja

Ajeti – Broja njëzëri: ‘Në Serbi për objektivin drejt Botërorit’

Nga Gazeta Si – Arlind Ajeti dhe Armando Broja ishin futbollistët e rradhës që dolën përpara medias për ndeshjen e Kombëtares ndaj Serbisë.

Arlind Ajeti e vuri theksin se është vetëm një ndeshje futbollipa harruar të konfirmojë se ekipi është i përgatitur dhe i përqëndruar për transfertën ndaj Serbisë.

Për qendërmbrojtësin kuqezi, kjo transfertë ka vështirësitë e saj në aspektin sportive edhe atë emocional.

Ai nuk harroi të vlerësojë kundërshtarët që nuk iu mungojnë cilësitë individuale.

Megjithatë ai është bindur se kuqezinjtë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin e për të ruajtur portën e paprekur.

Një tjetër aspekt që favorizon vendasit sipas Ajetit është prania e tifozëve.

Ndërsa për sulmin ai thotë se nuk mund të presë këshilla nga mbrojtja.

Ai shpreson që shokët e repartit të avancuar të konvertojnë rastet që do iu paraqiten.

Ndërsa Armando Broja vlerësoi atmosferën në grup si shumë të mire ku lojtarët janë të përqendruar dhe të bashkuar për të dhënë maksimumin në fushë.

Sulmuesi kuqezi që vjen nga Premier League nuk u fsheh kur tha se i mungon goli por ai e ka mëndjen vetëm tek ekipi dhe suksesi kolektiv.

Për Brojën Shqipëria ka mundësi reale për të mbërritur në Botërorin e ardhshëm.

Edhe një herë ai premtoi se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar skuadrën në lojën e saj, pasimet, topat e saktë dhe pse jo goli do të jenë objektivat individualë qendërsulmuesit kuqezi në Leskovc.

Për të kjo është një transfertë e madhe dhe të gjithë lojtarët duhet ti binden trainerit për të arritur rezultatin e dëshiruar të shtunën në mbrëmje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë