Kombetarja

Dita e të vërtetës për kuqezinjtë në Leskovc

Grupi E:
Mikel Merino realizoi një tregolësh ndërsa Spanja shoëroi fitoren 3-0 ndaj Bullgarisë me një tjetër triumf 6-0 ndaj Turqisë, duke ngritur sërish pyetjen e zakonshme:

Kush mund ta ndalë skuadrën e Luis de la Fuente-s? Gjeorgjia do të jetë skuadra e rradhës që do të përpiqet të japë përgjigjen, ndërsa Turqia synon të rikthehet në rrugën e duhur ndaj Bullgarisë, e cila ende nuk ka asnjë fitore dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Grupi F:
Falë golit të 39 të Cristiano Ronaldo-s në eleminatoret e Kupës së Botës – dhe golit vendimtar të João Cancelo-s ndaj Hungarisë, Portugalia hyn në javën e shtatë me dy fitore në dy ndeshje në Gr F.

Ndërkohë Republika e Irlandës është ende në kërkim të fitores së parë pas humbjes ndaj Armenisë. Skuadra e Iegishe Melikian udhëton drejt Budapestit me moral të lartë si rezultat i atij suksesi.

Grupi I:
Norvegjia ka shënuar 24 gola në pesë fitore në Gr I – prej të cilëve 11 vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë – dhe kërkon ta vazhdojë këtë paraqitje sulmuese kundër Izraelit.

Italia, nën drejtimin e Gennaro Gattuso-s, ka shënuar pesë gola në secilën nga dy ndeshjet e para në Shtator, përfshirë edhe fitoren 5-0 ndaj Estonisë, që është edhe kundërshtarja e radhës në javën e 7.

Grupi K:
“Ndoshta është më mirë që ndodhi një humbje e tillë, për t’u zgjuar,” tha trajneri Dragan Stojković pas disfatës 5-0 ndaj Anglisë, të parës në këtë eleminatore për Serbinë.

Rasti i parë për të reaguar vjen ndaj Shqipërisë, që renditet e dyta në grup, ndërsa Letonia përballet me Andorrën, të cilën e mundi 1-0 në ndeshjen e pare në muajin Mars.

  • Raundi i 7 – 11 Tetor
    K Letoni vs Andorra (15:00)
    F Hungari vs Armeni (18:00)
    I Norvegji vs Izrael (18:00)
    F Portugali vs Republika e Irlandës
    I Estoni vs Itali
    E Spanjë vs Gjeorgji
    E Bullgari vs Turqi̇
    K Serbi vs Shqipëri

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë