Gazeta Si – Një aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne, 6 tetor, në aksin Mamurras-Milot. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 19:50.
Viktima është një këmbësor 43-vjeçar i cili dyshohet se po tentonte të kalonte nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
“Më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras-Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. L., 43 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. L. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Kurbinit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



