Ka ndodhur

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Milot-Lezhë

Nga Gazeta Si- Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Milot-Lezhë paraditen e sotme.

Automjeti me drejtuese Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë