Nga Gazeta Si – Milan dhe Juventus do të përballen mbrëmjen e sotme, në Klasike mes dy rivalëve më të mëdhenj të futbollit italian.
Njëra skuadër kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve, ndërsa tjetra të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi, 4 në të gjithë kompeticionet.
- Përballjet direkte
Kjo sfidë është luajtur 289 herë në histori:
89 fitore Juventus
66 fitore Milan
73 barazime
Gjithsesi, ekuilibrat janë ngushtuar ndjeshëm që nga viti 2020, periudhë në të cilën Milan ka fituar 5 ndeshje, ndërsa Juventus vetëm 3.
Takimi më i fundit u mbyll 2-0 për Juventus-in në “Allianz Stadium”, me golat e Mbangula dhe Weah – të dy tashmë të larguar. Fitorja e fundit e Milan-it në Torino daton në Maj 2023, me golin e Olivier Giroud.
- Fakte & Statistika
106 përballje zyrtare në Torino (që nga 1929/30)
51 fitore Juventus
28 barazime
27 fitore Milan
Në 1906, sfida Juventus–Milan vendosi kampionatin: pas barazimit 0-0 në Torino, Milan fitoi 2-0 në shtëpi dhe mori titullin e dytë në histori.

Milan nuk ka shënuar në Torino prej 230 minutash – goli i fundit nga Giroud në Maj 2023.
Juventus, bashkë me Cremonese-n dhe Atalanta-n, janë të pamposhtura pas 5 javëve të para.
Është viti i dytë rradhazi që bardhezinjtë nuk humbasin në 450 minutat e para të sezonit.
- 2024/25: 9 pikë
2025/26: 11 pikë
Juventus dhe Roma janë skuadrat që marrin më shumë pikë pas pushimit (+5).
Bardhezinjtë kanë shënuar 4 nga 9 golat në 15 minutat e fundit, më shumë se çdo ekip tjetër në Serie A.
Milan është në krye të tabelës pas 5 javësh për herë të parë që nga sezoni 2020/21, kur gjithashtu kryesonte me 13 pikë.
Juventus është një nga tre skuadrat me më shumë shënues të ndryshëm (8 lojtarë të ndryshëm kanë gjetur rrugën e rrjetës, si Napoli dhe Inter).
Igor Tudor vs Massimiliano Allegri – do të jetë përballja e gjashtë zyrtare mes tyre. Në të gjitha takimet, skuadra pritëse ka fituar.
Kundër Napoli-t, Christian Pulisic shënoi golin e 15 me fanellën e Milani-t, që nga fillimi i vitit 2025 (vetëm Lautaro Martinez ka shënuar më shumë – 21).
Ai është amerikani i parë që kryeson renditjen e golashënuesve në Serie A (4 gola në 5 ndeshje).
Me 27 gola, ai është gjithashtu amerikani më produktiv në historinë e Serie A.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



