Nga Gazeta Si – Ndeshja më e rëndësishme në Premier League zhvillohet në Londër. “Blues” presin “The Reds” pas 5 humbjeve në total që dy skuadrat pësuan në 5 ndeshjet e fundit sëbashku.
Chelsea vs Liverpool: Statistikat kryesore
– Liverpool është favorite për fitoren në “Stamford Bridge”, 42.3% ndaj vendasve të Chelsea-t.
– Chelsea fitoi ndeshjen e fundit ndaj Liverpool por nuk kishte fituar asnjë nga 10 përballjet e mëparshme.
– Alexander Isak shënoi në dy ndeshjet e fundit në “Premier League” në “Stamford Bridge”.
Chelsea vs Liverpool, kokë më kokë
– Liverpool nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet e fundit në “Premier League” në “Stamford Bridge” dhe mund të humbasë në transfertë ndaj Chelsea për dy sezone rradhazi , për të parën herë pas 2004-05 dhe 2006-07.
Këtu mund të përfshihet edhe humbja e “The Reds” në Maj por miqtë atëherë e kishin siguruar “Premier League” dhe motivimi mund të mungonte.
Ndërsa “Blues” kërkonin një vend në “UEFA Champions League”. Lojtarët e Slot nuk fituan asnjë ndeshje pas sigurisë matematikore të titullit (2B, 2H) çka nënkupton se pati një ulje përqëndrimi në atë periudhë.
Liverpool nuk pësonte humbje në 10 ndeshjet e mëparshme ndaj Chelsea-t duke humbur vetëm 1 në 13 të fundit në “Premier League”.
Chelsea vs Liverpool, Parashikimi
– Vetëm sfida Everton vs. Crystal Palace vlerësohet kaq e barabartë sa kjo në “Stamford Bridge”.
– Liverpool ka 42.3% mundësi për 3 pikë sipas Opta-s që favorizon vetëm 32.3%, suksesin e Chelsea-t.
– 25.4% e probabilitetit shkon për një rezultat të barabartë që nuk duket I pamundur në Stamford Bridge.
Chelsea vs Liverpool, formacionet e mundshme
Chelsea: Robert Sánchez, Malo Gusto, Josh Acheampong, Jorrel Hato, Marc Cucurella, Reece James, Moisés Caicedo, Estêvão, Enzo Fernández, Pedro Neto, João Pedro.
Trainer: Enzo Maresca
Liverpool: Giorgi Mamardashvili, Conor Bradley, Ibrahima Konaté, Virgil van Dijk, Milos Kerkez, Ryan Gravenberch, Alexis Mac Allister, Dominik Szoboszlai, Mohamed Salah, Cody Gakpo, Alexander Isak.
Trainer: Arne Slot
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



