Nga Gazeta Si – Tre ndeshje prodhuan 10 gola në futbollin e të premtes në vend.
Nga Derbi i Krizës në Kategorinë Superiore në dy takimet e Kategorisë së Parë. Tre gola në “Air Albania”, 2 në pjesën e parë (1 me 11 metërsh) dhe 1 në pjesën e dytë iu mjaftuan bardhebluve hibridë të arrinin fitoren e parë të sezonit në të pestën ndeshje pa humbje rradhazi në Derbi.
E vecanta e kësaj ndeshjeje – Kriza që po kalojnë dy skuadrat më të suksesshme të futbollit shqiptar.
Një fitore psikologjike por vështirësitë mbeten aty për Tiranën ndërsa shtohen për Partizanin që ka pësuar 11 gola në 6 ndeshje.
Ky raund do të plotësohet me ndeshjet sipas këtij kalendari:
E shtunë, 4 Tetor
Dinamo City – Flamurtari 15:30
Vllaznia – AF Elbasani 19:00
E dielë, 5 Tetor
Vora – Egnatia 14:00
Teuta – Bylis 17:00

Ndërkohë që futbolli i të premtes nisi në mesditë me dy ndeshjet Laci-Apolonia dhe Pogradeci-AF Luftëtari.
E konsideruar si skuadra anti-Skënderbeu, Laci nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 duke ju dhënë mundësi korcarëve që të shkëputen më shumë në rast fitoreje ndaj Kukësit.
Ndërsa Pogradeci me një lojtar më pak mundet në shtëpi nga gjirokastritët.
Mgjs arritën të barazonin në pjesën e dytë, liqenorët u ndëshkuan 7’ nga fundi i kohës së rregullt.
Java e 6 do të plotësohet nga kalendari i mëposhtëm:
E shtunë, 4 Tetor
Skënderbeu – Kukësi 14:00
Iliria – Besa 14:00
Lushnja – Kastrioti 14:00
Burreli – Korabi 14:00
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



