Futboll

Lista dhe programi i dardanëve për ndeshjet e Tetorit

Nga Gazeta Si – Edhe Franco Foda shpalli sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet që Kosova do të zhvillojë me Slloveninë dhe Suedinë në datat 10 dhe 13 Tetor.

Aktualisht dardanët janë vendin e dytë në grup pas Zvicrës dhe kanë shanse të mëdha që të mbërrijnë në Playoff për një vend në Botërorin e ardhshëm.

Bie në sy grumbullimi i parë i Leon Avdullahut dhe Albian Hajdari-t që u larguan nga Zvicra për të luajtur me Kosovën.

Ndërsa nga Hoffenheim në Bundesliga nuk mund të mungonte Fisnik Asllani që ashtu si Vedat Muriqi (në La Liga) po kalon një formë të shkëlqyer në startin e këtij sezoni.

Pa harruar që në këdo dy ndeshje do të jenë sërish krahët Zhegrova-Rashica.

Franco Foda ka hartuar dhe listë-pritjen me lojtarë që mund të thirren në rast dëmtimesh nga lista e parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë