Ka ndodhur

Punëtorit i gjymtohet krahu në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet penalisht administratori

Nga Gazeta Si- Një 27-vjeçar është aksidentuar rëndë në fabrikën e pasurimit të minierës së Krastës. Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka gjymtim serioz të krahut.

27-vjeçari I.K., është dëmtuar në një nga makineritë ku punonte dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen, policia ka marrë nën procedim penal administratorin e fabrikës së pasurimit të kromit, B.L., 64 vjeç, banues në Burrel.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë