Nga Gazeta ‘SI’ – Për gjysmën e parë të vitit 2025, shëndeti i bankave në Shqipëri “u përkeqësua” lehtë.
Sipas raportit të Bankës qendror, treguesi i përfitueshmërisë dhe eficiencës janë dobësuar, duke ndikuar dhe në indeksin total të shëndetit.
Përfitueshmëria e bankave paraqet një ngadalësim të lehtë të lidhur më rënien e treguesit të kthimit nga aktivet dhe të marzhit neto nga interesat, ndërsa eficienca është ndikuar nga rritja e shpenzimeve të personelit dhe e kostove të bankave në raport me të ardhurat.

Treguesi i cilësisë së aktiveve shfaqi një përmirësim të lehtë të lidhur kryesisht me përmirësimin e kredive me probleme. Treguesit e kapitalit dhe të likuiditetit u shfaqën relativisht të qëndrueshëm dhe nuk sinjalizojnë ndryshim të rrezikut.
Në raport disavjeçar, indeksi i shëndetit bankar trego përmirësim të sektorit bankar.
Të tjerë tregues nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se gjatë të njëjtës periudhë bankat në vend kanë perceptuar rrezik të rritur për aktivitetin e tyre, si zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike apo pasiguria e zhvillimeve në tregun e pasurive të patundshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



