Gazeta Si – Një grup kriminal i specializuar në trafikimin e femrave nga Amerika e Jugut dhe Azia, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, është goditur në Shqipëri, ku janë arrestuar 7 persona.
Gjatë operacionit, në Tiranë u zbulua një hotel që shëbente për ushtrim të prostitucionit dhe 48 vajza të huaja do të hetohen nga policia në gjendje të lirë.
Në vendin tonë u arrestuan, Assel Adrysheva, 43 vjeçe, Rostyslav Mieshkov, 53 vjeç, Denis Berisha, 39 vjeç, Mirel Shpërdheja, 28 vjeç Dritan Sukaj, 37 vjeç, Ilmar Gugashi, 35 vjeç dhe Kejvin Ndreu.
Pas tetë muajsh hetime intensive, Policia e Tiranës ka njoftuar finalizimin e operacionit “Rrjeti”, falë bashkëpunimit me autoritetet e Kolumbisë, Kroacisë, EUROPOL dhe EUROJUST.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në Shqipëri 7 persona dhe u vendos masa “detyrim paraqitjeje” për dy të tjerë.
Organizatori kryesor i grupit, sipas policisë dyshohet se është kolumbiani me inicialet L.B. Ai u arrestua në Kolumbi, ndërsa dy pjesëtarë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Nga hetimet, rezultoi se vajzat rekrutoheshin dhe trafikoheshin nga Amerika Latine, ku u ushtrohej presion dhe kërcënim përmes kërcënimeve ndaj tyre dhe familjeve të tyre.
Në Tiranë, një hotel në rrugën “Reshit Çollaku” ishte përdorur për akomodimin dhe shfrytëzimin e femrave për prostitucion.

Sipas policisë, I.G., kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë, si vend për shfrytëzimin e vajzave të huaja për prostittucion. A.A., dhe K.N., shfrytëzonin për prostitucion, disa vajza nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel.
Ndërsa D.B., iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion. Po ashtu, K.P., (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e drejtuesit L.B.
Gjatë operacionit, u sekuestruan para, telefona celularë dhe prova të tjera që ndihmuan hetimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


