Politike

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Rama mbledh strukturat pasditen e së premtes

Nga Gazeta ‘Si’- Ndërsa Erion Veliaj ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste vijon përgatitjet për fushatën në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër(3 tetor) në orën 16:30 në Hotel Tirana strukturat politike të Tiranës, në një takim ku pritet të marrin pjesë ministra, deputetë, përfaqësues të bashkisë, si dhe ish-deputetët e kryeqytetit që kanë kandiduar në zgjedhjet e mëparshme.

Takimi synon koordinimin e aktiviteteve dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Ndërkohë, Rama do të zhvillojë edhe një konferencë për media në orën 11:30.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë