Ka ndodhur

Sherr në gjimnazin ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, plagosen me thikë 3 nxënës

Nga Gazeta Si- Një konflikt mes disa nxënësve është regjistruar ditën e sotme jashtë ambienteve të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa nga konflikti kanë mbetur të lënduar 3 prej nxënësve.

Dy prej nxënësve të lënduar janë të moshës 16-vjeçare dhe ndodhen tek Trauma ku i janë nënshtruar ekzamimimeve mjekësore.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjithashtu është plagosur lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë