Nga Gazeta Si – Prej vitit 1947, Derbi Tirana–Partizani është ndeshja më e zjarrtë dhe më e rëndësishme e futbollit shqiptar.
Tirana është skuadra më e vjetër dhe më e titulluar në Shqipëri, ndërsa Partizani u krijua pas Luftës së Dytë Botërore dhe u bë shpejt një forcë e madhe e futbollit.
Derbi ka dhuruar gjithmonë emocione të mëdha, me fitore të alternuara mes dy skuadrave. Tirana ka historinë dhe titujt më të shumtë, por Partizani është shquar për disiplinën dhe karakterin luftarak.
Ndeshja shoqërohet nga tifozëri të zjarrta si “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils”, që e kthejnë stadiumin në një skenë spektakolare me koreografi, flamuj e këngë.
Përtej sportit, Derbi ka pasur gjithmonë një ngarkesë të veçantë shoqërore. Tirana shihet si ekipi i traditës dhe qytetit, ndërsa Partizani ka qenë i lidhur historikisht me ushtrinë dhe strukturat shtetërore.

Ajo mbetet mbetet ndeshja më e ndjekur në Kategorinë Superiore, me audiencë të madhe në stadium dhe në media.
Çdo përballje mes dy skuadrave është më shumë se një lojë futbolli – është një duel për histori , krenari dhe prestigj ndërqytetas dhe jo vetëm.
Kjo do të jetë ndeshja e 206 mes këtyre skuadrave në Kupë dhe Kampionat. Nga 205 të zhvilluarat, Partizanika 81 fitore, Tirana 60 dhe 64 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Partizani ka një avantazh prej 25 fitoresh në kampionat ndërsa Tirana përvec 29 titujve ka një rekord pozitiv edhe në 3 dekadat e fundit.
Aktuali është një ndër sezonet më të dobëta për të dy skuadrat kryeqytetase ndërsa Tirana do të zhvillojë Derbin e 2, vetëm një javë pas atij të humbur 1-2 në shtëpi ndaj Dinamo City-t.
Diferenca mes tyre është 2 pikë dhe renditen, Partizani (1F, 1B, 3H golevarazh -5) në vendin e 8 dhe Tirana (2B, 3H, golevarazh -5) në vendin e 10.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



