Kombetarja

Për klubin dhe Turqinë, Kurtulan refuzon Shqipërinë…

Nga Gazeta Si – Pas lënies jashtë vëmendjes për një vit të tërë, gjatë të cilit spikati te Adana Demirspor, Tani është Arda Kurtulan që refuzon kuqezinjtë dhe ftesën e Sylvinho-s.

Në më pak se 1 muaj ai bëhet lojtari i dytë (në mungesë të aktivizimit) që zgjedh të mos luajë për Shqipërinë.

Një tjetër arësye e Kurtulan që pas Maqedonisë së Veriut (për kuqezinjtë) refuzon edhe Shqipërinë është rregjistrimin si lojtar I huaj.

Gjë që do ti minimizonte minutat në kampionatin turk me Goztepe.

Në të njëjtën kohë, 22 vjeçari që luajti me Shqipërinë U21 pas largimit nga Maqedonia e Veriut, pret një ftesë nga Kombëtarja e Turqisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë