Nga Gazeta Si- Dy persona janë plagosur në një sherr masiv në Bilisht. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një tjetër duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që këto persona përfshihen në konflikt me njëri-tjetrin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



