Ka ndodhur

E rëndë në Tiranë/ 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të mërkurë në kryeqytet, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga një pallat në ndërtim.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjon Buzuku”, ku një vajzë rreth 16 vjeçe është gjetur e pajetë.

Policia dyshon se ajo është vetëhedhur nga lartësia, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë