Treg

Paralizohet Wall Street pas mbylljes së qeverisë amerikane

Bursa e Wall Street pësoi një tronditje mëngjesin e kësaj të mërkure, pas lajmit se qeveria amerikane mbylli shumë nga funksionet e saj, duke paralizuar publikimin e të dhënave zyrtare dhe perceptimin për interesat.

Ndërsa dollari vazhdoi rënien e nisur që në fillim të javës, aksionet e S&P 500 dhe Nasdaq ranë me 0.5%. Të njëjtin trend patën edhe bursat japoneze, me rënie 1%, ndërsa ato europiane u rritën lehtë.

Ari arriti një rekord të ri, 3.872 dollarë për onz, me rritje 0.3% në pak orë dhe nafta u rrit me 0.4%.

Përballë dollarit, euro është forcuar me 0.2%.

Lajmi ka prekur edhe kriptomonedhat me Bitcoin që ra në 114 mijë dollarë dhe Ethereum në 4.142 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë