Futboll

Milan-Napoli, një sfidë pak italiane

Nga Gazeta Si – Dy rivalë potencialë për titullin, dy gjigantët e futbollit italian, Milan dhe Napoli, do të përballen në mbrëmje në “San Siro”.

Ndërsa rindërtimi i Milan-it ka marrë ritëm kohët e fundit, kampionët në fuqi të Serie A mbeten me ecuri perfekte në kampionat – një arsye më shumë pse pritet spektakël edhe në pankina.

Pas një hapi të gabuar në start, Milan është rikthyer fuqishëm duke fituar tre sfidat e fundit në kampionat pa pësuar gol, duke barazuar serinë më të mirë të klubit në 5 vitet e fundit.

Fundjavën e kaluar, Christian Pulisic shkëlqeu me dygolësh në fitoren 3-0 ndaj Udinese-s, që e ngjiti Milan-in në treshen e parë në klasifikim.

Më pas, të martën, kuqezinjtë vijuan rrugëtimin në Kupën e Italisë duke eliminuar Lecce-n me lehtësi dhe duke siguruar kalimin në 1/16-at me një tjetër fitore 3-0 në “San Siro”.

Ishte një mbrëmje pozitive për sulmuesit, pasi Santiago Gimenez më në fund e gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa Pulisic dhe Christopher Nkunku vulosën rezultatin.

Ashtu siç pritej, kthimi i trajnerit Massimiliano Allegri ka sjellë një mbrojtje më të fortë: Milan ka ruajtur portën e paprekur në 6 ndeshje, përfshi edhe 2 sfidat e Kupës.

Megjithatë, Allegri u detyrua ta shihte ndeshjen e mesjavës nga tribuna, pasi po shlyente një pezullim të marrë për incidentet e Finales së Kupës në vitin 2024.

Allegri vs. Conte

Sot do të jetë një duel mes dy trajnerëve të njohur për temperamentin e tyre, pasi Allegri do të përballet me Antonio Conte-n për herë të parë pas gati 12 vitesh.

Bilanci është në favor të Conte-s, vetëm 2 fitore për Allegri-n në 9 përballje.

Historikisht dominues ndaj Napoli-t në shtëpi, Milan ka humbur 7 nga 12 sfidat e fundit në “San Siro” ndaj tij – përfshi disfatën 0-2 në Tetorin e kaluar – në një periudhë kur napolitanët arrinin një sukses pothuajse të paprecedentë.

Pas shpalljes kampion për herë të dytë në tre sezonet e fundit, Napoli e ka nisur me vrull mbrojtjen e titullit, duke fituar 4 ndeshjet e para në Serie A.

Edhe pse u mposht 2-0 nga Manchester City në Champions League, në një ndeshje ku kapiteni Giovanni Di Lorenzo u përjashtua pas vetëm 20 minutash, skuadra e Conte-s reagoi menjëherë duke mposhtur Pisa-n 3-2 në “Stadio Maradona”.

Ishte një fitore e vuajtur, por e rëndësishme: goli i parë i Billy Gilmour hapi rrugën, ndërsa në fund Lorenzo Lucca shënoi golin e parë personal.

Me atë sukses, Napoli u shkëput dy pikë nga Juventus dhe mori kreun e tabelës.

Me dy humbje në 21 ndeshje të Serie A në transfertë nën drejtimin e Contes, napolitanët nuk kanë pse të frikësohen në “San Siro”.

Por as Milan nuk duket i gatshëm të lëshojë terren, duke ndërtuar kthyer gradualisht një mientalitet fitues të ngjashme me rivalët e tyre.

Formacionet e mundshme
Milan:
Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Estupinan; Pulisic, Gimenez

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Beukema, Jesus, Spinazzola; Lobotka; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Hojlund


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë