Nga Gazeta Si – E shtunë për tu harruar në ishull dhe gadishull. Në Angli dhe Spanjë ranë të mëdhenjtë. Jo se Liverpool, Chelsea dhe Manchester United nuk kanë humbur ndonjëherë.
Por të treja në një raund dhe për më tepër në një ditë, kjo ishte dicka e rrallë. Madje e kombinuar me humbjen e Realit të Madridit në Derbi, kjo ishte dicka që ndodhte për herë të parë.
Gjithcka nisi në mesditë në “Gtech Community Stadium” ku bletët rrëzuan “Djajtë e Kuq” pas golave të Thiago dhe Jensen në kohën shtesë.

Sesko gjeti golin e vetëm për “bandën” e Amorim që nuk barazoi në 76’ me Kapitenin Fernandes.
Pasditja kishte rezervuar shakanë e hidhur për Chelsea-n në shtëpi dhe Liverpool në Londër, sponda Crystal Palace.
Në “Stamforde Bridge” serinë e hapi Fernandez dhe deri në 77’ Chelsea ishte në avantazh. Këtu filloi show i Brighton që shënoi dy herë me Welbeck dhe De Cuyper.
Në “Selhurst Park” të gjithë po bëheshin gati të ndaheshin në barazim pas golave në ekstremet e ndeshjes.
Sarr (9’) dhe Chiesa (87’) u bënë tre kur Nketiah mori një asist nga Kapiteni vendas Guehi për golin e fitores.

150 minuta fluturim larg nga Londra, në Madrid, Atletico arriti një fitore masive ndaj Realit të Madridit që kishte një start perfekt deri pasditen e të shtunës.
7 gola në “Metropolitano” ku pjesa e parë u mbyll në barazimin 2-2 pas golave të Le Normand (14’) dhe Sorloth (45’+3) për “colchoneros”.
Ndërsa Mbappe (25’) dhe Guler (36’) shënuan për “merengues”. Pjesa e dytë ishte e argjentinasit Alvarez që shënoi një dygolësh në minutat 51 dhe 63.
Për “manita”-n mendoi veterani Griezmann (90’+3).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


