Futboll

Atletico kërkon surprizën në Derbi

Nga Gazeta Si – Real Madrid do të synojë fitoren e shtatë radhazi në startin e sezonit 2025-26, kur të vizitojë rivalin ndërqytetas, Atletico Madrid.

“Los Blancos” kryesojnë La Liga-n me 18 pikë të plota nga gjashtë ndeshjet e para, ndërsa Atletico ndodhet në vendin e nëntë me vetëm 9 pikë në të njëjtën periudhë.

Skuadra e Diego Simeones përjetoi emocione të forta të mërkurën e kaluar ndaj Rayo Vallecanos: pas një disavantazhi 2-1 në minutat e fundit, Julian Alvarez shënoi dy herë për të kompletuar “hat-trick”-un personal dhe siguruar një fitore jetike për ekipin.

Me dy fitore, tre barazime dhe një humbje, Atletico ka grumbulluar nëntë pikë dhe ndodhet po kaq pikë pas rivalëve të qytetit.

Fillimi i sezonit ka qenë nën pritshmëritë për “Los Colchoneros”, të cilët pësuan edhe një humbje në Ligën e Kampionëve përballë Liverpool-it.

Megjithatë, një fitore në Derbi mund të shërbejë si pikë kthese. Zakonisht Atletico ka qenë i fortë në mbrojtje, por këtë sezon ka treguar dobësi.

Duke pësuar 7 gola në 6 ndeshje, ndërsa Liverpool shënoi tre të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Përballja me yje si Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior e shton shqetësimin e Simeones.

Secili nga tre derbit e fundit madrilenë në La Liga ka përfunduar 1-1, ndërsa që nga Shtatori 2022 Atletico është e pamposhtur në pesë përballjet e fundit në kampionat ndaj Real Madrid.

Nga ana tjetër, ekipi i Xabi Alonsos është perfekt në shtatë ndeshjet e para të këtij sezoni në të gjitha kompeticionet: gjashtë fitore në La Liga dhe një tjetër në Champions League kundër Marseille.

Në kampionat, Real Madrid ka mposhtur Osasuna-n, Real Oviedo-n, Mallorca-n, Real Sociedad-in, Espanyol-in dhe Levante-n, duke grumbulluar 18 pikë, 2 më shumë se Barcelona.

“Los Blancos” vijnë në këtë derbi pas një fitoreje bindëse 4-1 kundër Levante-s, me Mbappé-n në superformë, autor i 9 golave në 7 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Real Madrid nuk e ka mposhtur Atletico-n në La Liga që nga Shtatori 2022, ndërsa në transfertë, që prej Nëntorit 2016, ka fituar vetëm dy herë kundër tyre në kampionat.

  • Formacionet e mundshme
    Atletico Madrid:

    Oblak; Llorente, Le Normand, Lenglet, Hancko; Simeone, Koke, Barrios, Gallagher; Alvarez, Sorloth
    Real Madrid:
    Courtois; Carvajal, Militao, Huijsen, Carreras; Valverde, Tchouameni; Mastantuono, Guler, Vinicius; Mbappe

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë