Futboll

Superiorja sjell Derbin e parë kryeqytetas

Nga Gazeta Si – Duhej të vinte java e 5 që në Kategorinë Superiore të luhej Derbi i parë në kryeqytet. Dinamo City “udhëton” drejt “Selman Stërmasit” ku gjen vendasit e Tiranës në të parën sfidë pas më shumë se 1 viti në impantin kryeqytetas.

Futbolli rimori shtëpinë e tij e cila ishte kthyer në arenë koncertesh për një periudhë të gjatë kohore, por kthimi aty është në krizë të plotë për vendas dhe miq.

Katër javë për 1 fitore dhe 6 pikë sëbashku, konfirmojnë zhdukjen e kryeqytetit nga pjesa e sipërme e klasifikimit.

Vendas dhe miq duan fitoren, por kriza psikologjike dhe mungesa e rezultateve mund të ndikojnë shumë.
Paralelisht sot në orën 16:00, Bylis pret Partizanin, gjithashtu në krizë goli, pasi loja e të kuqve nuk ka munguar.

Pas dy barazimeve të bardha, fillimisht ndaj Tiranës në shtëpi dhe Dinamo City-t në kryeqytet, Bylis dhe Josa duan fitoren ndaj të kuqve në shtëpi.

AF Elbasani-Teuta është sfida që ul siparin e të shtunës në “Elbasan Arena”, atje ku vendasit kërkojnë vazhdimin e serisë pozitive për tu shkëputur nga ndjekësit.

Të dielën në mbrëmje (ora 19:00) mbyllet kjo javë me ndeshjet Vllaznia-Vora dhe Flamurtari-Egnatia.

Në “Loro Boriçi” zbresin dy skuadra të barabarta (me nga 7 pikë) që duan shkëputjen nga njëra-tjetra.

Ndërsa në kampionët në fuqi kanë një transfertë delikate ndaj kuqezinjve që janë larg pretendimeve të bujshme në startin e sezonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë