Ne rrjet

‘Rrëzoni avionët e Moskës kur shkelin hapësirën’, ambasadori rus: Do përgjigjemi me luftë!

Ambasadori rus në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar se rrëzimi i një aeroplani rus nga forcat e NATO-s në hapësirën ajrore të ndonjë vendi aleat do të çojë në luftë.

Deklarata u bë gjatë një interviste me kanalin francez të lajmeve RTL, në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe aleancës perëndimore janë në rritje.

Komentet e Meshkov vijnë pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili u shpreh se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore.

“Rrëzimi i një avioni rus do të përbënte një akt lufte, e dini ka shumë aeroplanë të NATO-s që shkelin hapësirën ajrore ruse, me qëllim ose jo, por kjo ndodh mjaft shpesh. Ata nuk qëllohen më pas”, tha ambasadori rus.

Më 10 shtator, Polonia raportoi rrëzimin e të paktën tre dronëve rusë në territorin e saj, ndërsa Rumania konfirmoi fluturimin e një avioni pa pilot rus për afro një orë mbi hapësirën e saj ajrore. Ndërkohë, më 19 shtator, Estonia tha se tre avionë luftarakë MiG-31 të Forcave Ajrore Ruse kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit për 12 minuta.

Moska ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe pjesë të një fushate kundër saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë