Futboll

Izraeli pritet ta pësojë si Rusia

Nga Gazeta Si – UEFA drejt votimit për përjashtimin e Izraelit nga garat evropiane.

Britanikja “The Times” raportoi se një shumicë brenda UEFA-s tani mbështet përjashtimin e Izraelit, me një votim që pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Sipas saj, muajin e kaluar disa klube evropiane i kërkuan UEFA-s të gjente një mënyrë për të shmangur përballjet me skuadrën Maccabi Tel Aviv, përfaqësuesen e vetme të Izraelit në Europa League.

Kjo, sipas “The Times”, përshpejtoi diskutimin e pezullimit të Izraelit dhe çështja pritet të hidhet në votim.

Ky raportim përkon me një deklaratë të Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili tha se Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio kishin ndërhyrë pranë UEFA-s dhe FIFA-s për të parandaluar përjashtimin e ekipeve izraelite.

Trump theksoi se “kjo është e papranueshme për të” dhe se po lufton që sporti izraelit të mbetet pjesë e garave ndërkombëtare.

Duhet theksuar se deklarata amerikane përmendte vetëm ekipin kombëtar të Izraelit në kontekstin e Kupës së Botës, por nuk iu referua UEFA-s, Europa League apo Maccabi Tel Aviv.

Sipas “The Times”, UEFA po citon precedentët e pezullimit të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, kur klubet dhe kombëtarja ruse u përjashtuan nga garat evropiane dhe ende nuk janë rikthyer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë