Para

Shtohen kreditë e pambrojtura në banka, shumica për blerje prone nga individët

Nga Gazeta ‘SI’ – Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, kredia e pambrojtur në valutë është zgjeruar me 6.5% në 93 mld lekë.

Më shumë se gjysma, 56% e kësaj kredie është për pasuri të paluajtshme dhe 14% për tregti, thotë Banka e Shqipërisë.

Ndonëse më problematikët janë bizneset, 2/3 e stokut të kredisë së pambrojtur për blerje prone i përket individëve dhe vazhdon të jetë në trend të qëndrueshëm.

Kredia e pambrojtur nga kursi i këmbimit zë 4% të totalit të kredive me probleme, që në fund të qershorit 2025 raportohen 4%.

Banka shpjegon se, kreditë me probleme raportohen më rënie për efektet statistikor në raport me totalin e kredisë së re, por në vlerë absolute, kredia e keqe është rritur. BSH thotë se ka një rritje të kredive të reja me probleme.

Po ashtu, shpjegohet se treguesi do të ishte edhe më i lartë nëse nuk do të ishin fshirë 6.3 mld lekë kredi të humbura. Vlera e kredive të fshira në periudhën e fundit ishte sa 17.6% e tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave, nga rreth 2.7% gjashtëmujorin e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë