Trashëgimi

Zbulohet muri rrethues i qytetit ilir të Amantias, i përket shekullit III para Krishtit

Nga Gazeta Si- Gërmimet arkeologjike në Parkun e Amantias pranë Vlorës kanë zbuluar murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shek. III para Krishtit dhe shkatërruar në shek. VI pas Krishtit.

Gjatë gërmimeve arkeologjike, u zbulua një element i panjohur më parë për arkeologët: Muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias. Ky fortifikim hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit Ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike.

Ministria e Kulturës shkruan se veç këtij zbulimi, u realizuan edhe ndërhyrje restauruese të domosdoshme, për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese, mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, të cilat cënoheshin nga agjentët klimatik, si ngricat, shiu, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë