Ka ndodhur

Sekuestrohet ‘Ferrari’ 600 mijë eurosh në Tiranë, dyshohet i blerë nga trafiku i drogës

Gazeta Si – Një automjet luksoz tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600,000 euro, është sekuestruar nga policia si pjesë e hetimeve për pasuri të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike.

Drejtuesi i makinës, Eri Vraja 33 vjeç, i dënuar më parë në Turqi për trafik droge, dyshohet se e kishte përfituar automjetin nga veprimtaria kriminale.

Hetimet zbuluan se automjeti ishte regjistruar në emër të S.L., 36 vjeç, për të shmangur gjurmimin, ndërsa sjelljen e tij në Shqipëri e kishte kryer A.L., 35 vjeç., për llogari të Eri Vrajas.

Operacioni “Red”, i realizuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka çuar në nisjen e procedimeve penale për tre të përfshirët.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale të E.V. dhe afërmve të tij në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë