Treg

Çmimet e pronave, Shqipëria ndër vendet më të shtrenjta në Europë

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është një nga vendet me rritjen më të fortë të tregut imobiliar në botë, për vitin 2025.

Për herë të parë, vendi jonë listohet në raportin vjetor të Deloitte, që mat ecurinë e çmimeve të pasurive të patundshme. Konkretisht, Indeksi thotë se në Tiranë dhe Vlorë çmimet e banesave në një vit janë rritur me 25%, duke u renditur pas Krakoë, Poloni dhe Jeruzalemit, Izrael.

Çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje vjetore 16.5%.

Raporti thotë se në kryeqytet çmimi mesatar për m2 shkon deri në 3.5 mijë euro në zonat e Bllokur dhe sheshit Skënderbej e mbi 1.000 euro në zonat më periferike.

Në zonat bregdetare si Dhërmiu apo Saranda, metri katror kushton deri në 2.5 mijë euro dhe 3.5 mijë në zona më elitare të rivierës shqiptare.

Segmenti i qirave rezidenciale u zgjerua në vitin 2024. Statistikat zyrtare tregojnë të ardhura totale nga qiratë prej rreth 350 milionë eurosh në vitin 2024 (me rritje rreth 10% në baza vjetore). Kërkesa e fortë nga turizmi afatshkurtër rriti qiratë me 20% në fund të vitit 2024, me apartamentet njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që arrijnë rreth 500–800 euro në muaj (rreth 8–12 euro/m²), raporton Deloitte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë