Gazeta Si – Një 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në një subjekt minerar. Sipas policisë, aksidenti ndodhi ndërsa grupi hetimor po punon zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
“Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
Në maj të këtij viti një 57-vjeçar humbi jetën në minierën e Katjelit, në Përrenjas, ndërsa në janar një 64-vjeçar në Bulqizë ndërroi jetë në hyrje të galerisë tek një subjekt minerar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



