Ekonomi

Tregu i punës në pikë thyerje, raporti: 36% janë vazhdimisht në kërkim të një pune të re

Nga Gazeta ‘SI’ – Një raport i ri nga Gallup mbi gjendjen e forcës punëtorë nëpër botë, gjen se shqiptarët janë të palumtur me gjendjen e tyre.

Anketa raporton se 36% e punonjësve shqiptarë të anketuar kërkojnë të largohen nga vendi i punës që janë momentalisht ose janë duke kërkuar për punë të re në mënyrë aktive. Kjo e rendit Shqipërinë të 8-n nga 38 vende të anketuara.

Raporti i pyet punonjësit edhe për “shkallën e karrierës” ku 39% e punonëjsve shqiptarë shprehen se po përparojnë, duke u renditur në vendin e 28-të nga 38-të.

Gallup dhe ekspetët e saj thonë se tregu botëror i punës është në një pikë thyerje. Vitin e kaluar, angazhimi global i punonjësve ra, duke i kushtuar ekonomisë botërore 438 miliardë dollarë amerikanë në humbje të produktivitetit.

Në vitin 2024, përqindja globale e punonjësve të angazhuar ra nga 23% në 21%. Angazhimi ka rënë vetëm dy herë në 12 vitet e fundit, në vitin 2020 dhe 2024. Rënia prej dy pikësh e angazhimit vitin e kaluar ishte e barabartë me rënien gjatë vitit të izolimit nga COVID-19 dhe urdhrave të izolimit në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë