Ka ndodhur

Ishte arrestuar për dhunë, ndërron jetë në QSUT e burgosura nga Tropoja

Nga Gazeta Si- Një e burgosur ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza”.

Afërdita Leke Hajdarkola,  e lindur më 03.07.1992, vuante nga probleme të rënda shëndetësore.

Ajo ishte vendosur për herë të parë në Institutin e “Ali Demi”, më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB), më 15.10.2020.

Afërdita Hajdarkola ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin e QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension. Rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë