Ka ndodhur

Në makinë me kokainë dhe kanabis, në pranga punonjësi i burgut të Fierit (video)

Gazeta Si – Një 41-vjeçar, punonjë i burgut të Fierit, është arrestuar në Vlorë, pasi u kap me lëndë narkotike në automjetin që drejtonte.

Policia tha se në pranga është vënë Ervis Vulo, i cili u ndalua teksa lëvizte me një automjet tip “Hyundai”, brenda të cilit u gjet një sasi kokaine dhe kanabisi sativa, të ndarë në 4 ambalazhime plastike.

Sipas policisë së Vlorës, ai do ta shiste lëndën narkotike në qytetin bregdetar. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga policia, drogën e kishte fshehur mes dy sediljeve.

Policia thotë se i ka referuar materialet në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë