Gazeta Si – Një 26-vjeçar humbi jetën në një aksident të rëndë mbrëmjen e të hënës, 22 shtator, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë.
Rreth orës 23:55, një automjet tip Volkswagen me drejtues F. R., 19 vjeç, u përplas me një automjet tip Ford, me drejtues G. K., 26 vjeç.
Si pasojë, G. K. humbi jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i Volkswagen-it, F. R., u transportua në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



