Futboll

Trofeu ‘Yashin’ – Hampton dhe Donnarumma shpallen ‘Portierët’ e sezonit

Nga Gazeta Si – Gianluigi Buffon ishte në “Théâtre du Châtelet” për të dorëzuar trofeun “Lev Yashin” që shkon për Portieri/en e sezonit të shkuar.

Për femra këtë trofe e fitoi numri 1 i Chelseat në ishull, Hannah Hampton ndërsa për meshkuj, trofeu shkoi për italianin Gianluigi Donnarumma.

Shtatlarti italian pas sukesit në Champions League me Paris SG, u transferua dhe debutoi në Premier League te Manchester City.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë