Nga Gazeta Si – Pas trofeut “Kopa” ishte rradha e “Johan Cruyff” që jepet për “Trainerin më të Mirë” të sezonit.
Për femra u shpall trainerja e Kombëtares së Anglisë, holandezja Sarina Wiegman, që në skenën pariziene, trofeun e mori nga duart e Fabio Capello-s.
Ndërsa për meshkuj, “Traineri më i Mirë” u shpall Luis Enrique që fitoi UEFA Champions League në Finalen ndaj Inter.
Luis Enrique përshëndeti të pranishmit nëpërmjet një materiali video, pasi në këto momente ai është në Marseille ku Paris SG po zhvillon ndeshjen e shtyrë për shak të motit të keq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



