Tregtarët e kriptomonedhave përjetuan një humbje 1.5 mld dollarëshe të hënën e 22 shtatorit, pas një sërë bastesh spekulative, që nxitën shitjen dhe rënien e kriptove.
Kriptomonedha e dytë më e madhe ra me 9% në 4.075 dollarë dhe gjysmë miliardë dollarë u fshinë. Bitcoin ra me 3% në 111.998 dollarë. Kriptot si Solana dhe Avalanche po ashtu ranë.
Kjo ishte vala më e madhe e likuidimeve që prej 27 marsit, raportojnë të dhënat nga Coinglass.
Më shumë se 400 mijë tregtarë, shitën pozicionet e tyre brenda 24 orëve duke ulur vlerën totale të tregut poshtë 4 triliardë dollarëve.
Nga ana tjetër, ari, anti-teza e Bitcoin po përjeton ditët më të mira në histori, duke prekur rekorde të reja çdo ditë./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



