Taksa

Përfundimi i sezonit veror, Tatimet rikujtojnë shqiptarët: Kush jep banesa AirBnB, t’i deklarojë tek DIVA

Nga Gazeta ‘SI’ – Në mbyllje të sezonit veror, admnistrata Tatimore u ka kujtuar shqiptarëve se të ardhurat nga banesat AirBnB duhet t’i deklarojnë tek DIVA, Deklarimi Vjetor i të Ardhurave, si subjekt i tatimit 15%.

Tatimet theksojnë se individët që shfrytëzojnë asetet e tyre të patundshme nuk kanë nevojë të hapin një NIPT.

“Kur qeramarrësi (paguesi i të ardhurave) është një person i paregjistruar, si në rastin e turistëve vendas apo të huaj, ju si përfitues i të ardhurave, jeni i detyruar të deklaroni dhe të paguani në organin tatimor, tatimin në burim jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa”, shpjegon DPT.

Në fillim të këtij viti, drejtoria e Tatimeve nisi një investigim mbi individët që lëshojnë banesat e tyre me qira afatshkurtër, në bashkëpunim me Holandën, atdheun e platformës AirBnB.

Sipas njoftimit të Tatimeve, administrata po bashkëpunon me homologë holandezë e irlandezë për monitorimin e qytetarëve që përfitojnë të ardhura nga platformat Booking dhe Airbnb.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë