Futboll

Arteta përballë të shkuarës në ishull

Nga Gazeta Si – Arsenal-i ka fituar dy ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier League ndaj Manchester City-t, dhe sipas superkompjuterit të Opta, ka 52.2% gjasa për një “hat-trick” këtë fundjavë.

Erling Haaland ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje të Premier League kundër Arsenal-it, ndërsa në total numëron 19 gola në 20 ndeshje të kampionatit të zhvilluara në Londër.

Manchester City ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier League që kanë pasuar sfidat europiane në mesjavë (2 fitore), përfshirë edhe humbjen e rëndë 5-1 ndaj Arsenal-it në Shkurt të këtij viti.

Ndërkohë, Arsenal-i ka fituar tre ndeshjet e fundit të kampionatit në “Emirates” me një golavarazh 9-0.

Dy nga këto fitore kanë ardhur këtë sezon: fillimisht me rezultatin 5-0 kundër Leeds United dhe javën e kaluar me triumfin 3-0 ndaj Nottingham Forest të Ange Postecoglou.

Manchester City ka humbur dy vizitat e fundit në kampionat ndaj Arsenal-it, po aq sa në 14 ndeshjet e mëparshme në “Emirates” (7 fitore, 5 barazime, 2 humbje).

Kjo është seria më e gjatë e humbjeve në transfertë ndaj “Topçinjve” që nga Prilli i vitit 2009, kur City pësoi katër humbje radhazi.

Nga ana tjetër, Arsenal-i ka fituar dy nga katër përballjet e fundit në kampionat kundër City-t (2 barazime), po aq sa në 22 takimet pararendëse (5 barazime, 15 humbje).

Një fitore tjetër do t’i jepte Arsenal-it sukseset e para radhazi në Premier League ndaj “Qytetarëve” që prej Dhjetorit të vitit 2015.

Përballjet direkte
Manchester City nuk ka arritur asnjë fitore në katër ndeshjet e fundit të Premier League, kundër Arsenalit dhe për herë të parë, Pep Guardiola rrezikon të shkojë në pesë ndeshje rradhazi pa fitore në elitë.

Nga ana tjetër, Mikel Arteta mund të bëhet trajneri i parë në histori që arrin të mbetet i pamposhtur në pesë ndeshje të Premier League ndaj Guardiolës.

Parashikimi
Megjithëse rezultatet e fundit në “Emirates” favorizojnë Arsenal-in, është disi befasuese shkalla e besimit që Opta ka për ta. Arsenal-i doli fitues në 52.2% të simulimeve të superkompjuterit.

Ndërkohë, City ka vetëm 23.4% gjasa për të fituar, më pak se 24.4% e shanseve për barazim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë