Futboll

Derbi i kryeqytetit në “Olimpico”

Nga Gazeta Si – Këtë të dielë, në javën e katërt të Serie A, Lazio dhe Roma do të përballen në një tjetër derbi të zjarrtë të kryeqytetit italian.

Lazio, me vetëm 3 pikë deri tani, renditet në vendin e 12-të. Skuadra e Maurizio Sarri-t pësoi një humbje 1-0 në transfertë ndaj Sassuolo-s në ndeshjen e fundit në Serie A.

Nga ana tjetër, Roma ka grumbulluar 6 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e 6-të.

Ekipi i Gian Piero Gasperinit u mposht 0-1 në shtëpi nga Torino në ndeshjen e fundit.

Derbi i fundit mes dy skuadrave kryeqytetase përfundoi në barazim 1-1.

– Statistika:
Maurizio Sarri është përballur 21 herë me Gian Piero Gasperini-n duke arritur 7 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje.

Gasperini ka luajtur në 33 raste ndaj Lazios: 12 fitore, 9 barazime dhe 12 humbje për të.

Sarri ka luajtur në 18 ndeshje ndaj Romës: 8 fitore, 3 barazime dhe 7 humbje për trainerin lacial.

Përballjet direkte
Lazio dhe Roma janë përballur 180 herë në total. Roma ka epërsi me 68 fitore, ndërsa Lazio numëron 48, ndërsa 64 të mbeturat kanë përfunduar në barazim.

Në “Stadio Olimpico”, Lazio ka avantazh me 30 fitore në 89 ndeshje, ndërsa Roma ka fituar 28 herë.

Në Serie A janë zhvilluar 168 takime mes tyre: Përveç 64 barazimeve, Lazio ka fituar 43, ndërsa Roma ka fituar 61 ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë