Ka ndodhur

Aksident në aksin Shkodër- Koplik, humbin jetën babë e bir

Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën babë e bir.

Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Si pasojë humbi jetën në vendngjarje ai dhe i ati 76 vjeç, pasagjer në automjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë