Nga Gazeta ‘Si’- Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin greko-shqiptar pasi u kap me 21.5 kh heroinë të ndara në 43 pako najloni.
Sipas mediave greke, policia e Ksanthit kishte informacione se shqiptari do të transportonte një sasi të madhe heroine nga Shqipëria në Greqi nëpërmjet një shtegu specifik “sekret” në vargmalin e Follorinës.
Të enjten në mëngjes, organizuan operacionin policor në Follorinë duke i bërë pritë 55-vjeçarit.
Ai u kap duke mbajtur një çantë shpine që përmbante 21.5 kilogramë heroinë dhe u arrestua.
Vlera e heroinës së sekuestruar në “treg” shitet nga 15 deri në 30 euro për gram, ndërsa kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar ndonjëherë nga Zyra e Zbatimit të Ligjit për Drogën në Xanthi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



