Ka ndodhur

Zjarr në një garazh në Spitallë, digjen katër automjete

Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës, në Durrës.

Flakët përfshinë një garazh në ndërtim, duke dëmtuar katër automjete. Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet të ketë persona të lënduar.

Shkaqet e shpërthimit të flakëve mbeten ende të paqarta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë